Në kuadër të subvencioneve në bujqësi, në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për bujq.
Në fillimin e punimeve për ndërtimin e serrave, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe e uruan përfituesen e parë të serrës, zonjën Mejreme Mazreku, nga Malisheva, e cila është edhe mbajtëse e familjes.
Me këtë rast, kryetari Ragip Begaj e ka uruar përfituesen e serrës, ndërsa ka thënë se “ndërtimi i serrave është pjesë e subvencioneve të komunës, për fermerët, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dhe në të njëjtën kohë është realizimin i një prej prioriteteve tona, pasi bujqësia është sektori kyç i zhvillimit ekonomik tek ne dhe në të njëjtën kohë, krahas rritjes së mirëqenies për këto familje, rritet mundësia e furnizimit të tregut me produkte vendore”, tha Begaj.
Ndërsa Drejtori për Bujqësi, Murat Hoxha, ka sqaruar se në këtë projekt të komunës, përfitues të serrave janë 35 bujq nga Komuna e Malishevës, dhe përmes kësaj synohet rritja e kapaciteteve për prodhimet vendore në bujqësi, pasi në një arri serrë, krahas sigurimit të perimeve për nevojat familjare, këto prodhime do të dalin edhe në tregun e Malishevës.
“Ne po mundohemi që të gjitha planifikimet tona ti realizojmë dhe kjo është prej prioriteteve që ka drejtoria për bujqësi. Në këtë projekt, përfitues do të jenë 35 bujq, ndërsa ndërtimi i serrave është një vazhdimësi nga vitet e kaluara dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pasi përmes kësaj, familjet përfituese po krijojnë edhe të hyra, dhe rrjedhimisht edhe po ulet shkalla e papunësisë, edhe po rritet mirëqenia e qytetarëve”, tha Hoxha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre