Çfarë do të ndodhte nëse masa e qytetarëve do t’ia mësynin portës së Zonës 51, për të “kërkuar jashtëtokësor”. Sigurisht se një gjë të tillë nuk mund ta dimë, por një ide e tillë ka zgjuar interesim të madh tek mbi një milion qytetarë në rrjetet sociale.
E gjitha filloi si shaka me kinse organizimin e një eventi të quajtur “Stuhia e Zonës 51” që është shpërndarë në masë të madhe në Facebook, por një paralajmërim i tillë ka ngritur në këmbë forcat ajrore amerikane. Ata vazhdimisht kanë bërë thirrje se një lëvizje e tillë do të ishte e rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se e gjitha filloi kur më 27 qershor nga një llogari në Facebook u shpërnda një event i quajtur “Stuhia e Zonës 51, nuk mund të na ndalin të gjithëve”, që thuhej se planifikohet të mbahet në ora 3 të mëngjesit më 20 shtator, në luginën Amargosa të Nevadës. Kjo do të thotë se do të organizohet jo larg Zonës 51, bazës ushtarake amerikane Nellis në jug të Nevadës.
Forcat Ajrore amerikane kanë paralajmëruar se janë të “gatshëm të mbrojnë Amerikën dhe asetet e saj”, pasi që më shumë se mbi një milion qytetarë i janë përgjigjur thirrjes për një event që pretendojnë ta organizojnë dhe të cilin e kanë quajtur “Stuhia e Zonës 51”.
“Mund të lëvizim më shpejtë sesa plumbat e tyre. T’i shohim jashtëtokësorët”, ka deklaruar organizatori i eventit që ka krijuar situatë kaotike tek organet e sigurisë.
Megjithatë duket se të paktë do të jenë ata persona që do të tentojnë të ndjekin eventin e paralajmëruar, por një paralajmërim i tillë ka alarmuar forcat ajrore.
“Zona 51 është një bazë e hapur për forcat ajrore amerikane, dhe u bëjmë thirrje të gjithë atyre personave që të mos tentojnë të futen në këtë zonë ku trajnohen forcat e armatosura amerikane. Forcat ajrore janë gjithmonë të gatshme të mbrojnë Amerikën dhe asetet e saj”, ka deklaruar Laura McAndrews, zëdhënëse e forcave ajrore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit