LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i vitit shkollor, IKSHPK me rekomandime se si duhet vepruar pas hapjes së shkollave

Fillimi i vitit shkollor, IKSHPK me rekomandime se si duhet vepruar pas hapjes së shkollave
Merita Berisha, nga IKSHPK në intervistë për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë Sociale në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Merita Berisha në një intervistë për Telegrafin me redaktoren përgjegjëse, Besnike Salihu ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe rekomandimet që duhet ndjekur për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Berisha ka thënë se çdo institucion duhet të përfill masat higjeniko-sanitare dhe të plotësojë të gjitha kushtet për funksionim.

Sipas saj, rrezikshmëria e infektimit me virusin COVID-19, i prekë të gjitha institucionet dhe duke u bazuar në të dhënat statistikore ka pas rritje të rasteve edhe në shtetet tjera kur ka filluar viti i ri shkollor.

“Kur flasim për rrezikshmërinë, ajo ndërlidhjet me rrezikshmërinë në të gjitha institucionet. Çdo institucion duhet të përfill masat higjeniko-sanitare dhe të plotësoj të gjitha kushtet për të funksionuar. Mirëpo, të dhënat tregojnë se edhe në shtetet tjera kur ka filluar mësimi ka pas një rritje të lehtë të rasteve dhe kjo na bën që të jemi më të kujdesshëm në zbatimin e duhur dhe korrekt të gjitha masave që kërkohen nga rekomandimet e IKSHPK-së dhe me manualin e MSH-së”, tha ajo.

Tutje, drejtoresha Berisha u shpreh se IKSHPK-ja qëndron prapa kritereve që i rekomandon, duke u bazuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“IKSHPK qëndron prapa kritereve që i rekomandon duke u bazuar në OBSH, si larja e drejtë e duarve, vendosja e maskës dhe mbajtja e distancës. Duhet të kombinohen këto masa me një përfillje të mbajtës së higjienës në objekt dhe rrethinë. Mendoj nëse i përfillim këto masa dhe duke e vlerësuar çdo ditë situatën epidemiologjike do të shikojmë se si do të veprojmë. Uroj të mos kemi rritje të rasteve. Ne do të jemi vazhdimisht në përcjellje të të dhënave”, ka thënë ajo.

Berisha po ashtu tha se MASH-i ka përgatitur listat për testim për mësimdhënësit, ku deri më sot janë kryer diku 1000 testime.

“MASH ka përgatitur listat që do të bëhen. Janë kryer diku 1000 testime, jemi duke i përpunuar të dhënat. Por, patjetër që do të ketë hapësirë për prioritet për nxënësit dhe mësimdhënësit që të testohen”, tha tutje ajo.

Ndërkaq, ajo sqaroi edhe rolin e IKSHPK-së  në grupin punues për shkolla të MASH-it.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke u bazuar në mandatin që e ka dhe rolin e trefishtë që e ka atë profesional dhe shkencor-kërkimor po dhe arsimore-edukativ, si bazë mësimore e fakultetit  Mjekësisë të UP-së, me gjithë departamentet e veta është trup këshillëdhënës për Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe të gjitha institucionet tjera me këtë raste dhe me këtë temë ndërlidhet dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ne marrim pjesë në grupet punues në Ministrinë e Arsimit me qëllim të përgatitjes dhe dhënies së rekomandimeve për fillimin e viti të ri shkollor”, sqaroi drejtoresha Berisha.

Ndryshe, kjo intervistë u realizua në bashkëpunim me Institutin “EdGuard”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori