LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i dhjetorit me ndotje enorme të ajrit, Qeveria ishte gati të shpallte gjendje alarmante (Video)

Fillimi i dhjetorit me ndotje enorme të ajrit, Qeveria ishte gati të shpallte gjendje alarmante (Video)

Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muahmet Hajruallhu, ka folur rreth gjendjes aktuale të ndotjes së ajrit në vend dhe shqetësimeve për gjendjen alarmante gjatë javëve të fundit.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ishte e gatshme të shpallte gjendjen alarmante të ndotjes, pasi që në tri ditët e para të dhjetorit ka pasur shifra të larta të tejkalimit të vlerave maksimale të lejuara për PM10 në disa nga lokacionet matëse, dhe si pasojë ajri ishte i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

“Më 1,2 dhe 3 dhjetor ka pasur tejkalime të larta të mesatares së ndotjes. Rajoni i Prishtinës, Obiliqit, Dardhishtës, Drenasit dhe Gjilanit kanë qenë në zona të alarmit shkaku i tejkalimit të mesatares së ndotjes”, ka thënë Morina.


Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Iliri Morina gjatë intervistës në Telegrafi.com

Morina ka treguar se prej muajit tetor ka filluar ndotja më e theksuar e ajrit.

Prej 4 tetorit ka filluar ndotja e theksuar. Ndotja matet me mesatare ditore”, ka thënë Morina.

Morina ka theksuar se deri në tetor nuk ka pasur tejkalime të mesatares së ndotjes së ajrit.

Ai ka treguar se Prishtina, Obiliqi, Drenasi, Gjilani dhe Mitrovica janë komunat që kanë ndotje më të lartë.

Morina shtoi se muaji nëntor ka qenë më i rënduar sa i përket ndotjes.

“Nëntori ka qenë më i rënduar, kanë qenë 7 ditë që ka pasur tejkalime të mesatares së ndotjes”, ka thënë Morina.

Sipas tij ndotësit kryesor mbetën termocentralet, veturat dhe qymyri i cili përdoret në masë të madhe nga qytetarët për ngrohje gjatë sezonës së dimrit, por ka treguar edhe për hapat që janë ndërmarrë sa i përket veprimeve për të përmirësuar gjendjen e ndotjes së mjedisit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori