LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Peshkopi ta heq thirrjen e tij për vizita në kisha gjatë festës

Filipçe: Peshkopi ta heq thirrjen e tij për vizita në kisha gjatë festës
Foto: Kanal 5

Ministri i Shëndetësisë thotë se thirrja e kreut të KOM-it për vizitë masive në kisha gjatë festës fetare është në kundërshtim me gjithçka që po e bëjnë autoritetet në parandalimin e coronavirusit.

Ai kërkoi nga Agatangell ta heq thirrjen e tij që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedni.


“I bëj thirrje peshkopit që ta heq thirrjen e tij, është në kundërshtim ndaj gjithçka që bëjmë dhe kundërshton rregullat qeveritare. Nëse kjo ndodh, seriozisht rrezikohet shëndeti i të gjithëve atje”, tha FIlipçe.

Filipçe: Duhet të ketë kontroll të rreptë, infektimet e reja janë kohën kur kishim masa kufizuese
Lexo po ashtu Filipçe: Duhet të ketë kontroll të rreptë, infektimet e reja janë kohën kur kishim masa kufizuese

Ndryshe sot u bë thirrje që besimtarët nga kishat e Velesit, Kavadarit, Negotinës dhe Gjevgjelisë t’i vizitojnë masivisht kishat gjatë festave./Telegrafi/