LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Ka një person të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni, është grua nga Kumanova

Filipçe: Ka një person të vdekur nga  Covid-19 në Maqedoni, është grua nga Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp informoi se është regjistruar viktima e parë nga coronavirusi në vendin tonë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq ka një grua të vdekur nga coronavirusi. Ajo vjen nga Kumanova dhe gjendja e saj kohëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Janë marrë mostra dy herë dhe të njejtat kanë dalë negative kurse mostra e tretë konstatoi gjendjen e saj alarmante. Është marrë nën kujdes edhe djali i saj i cili për tani është në situatë stabile dhe të qetë” tha Filipçe.


Ministri gjithashtu konfirmoi se sot janë regjistruar 29 raste të reja me coronavirus, me këtë është rritur numri në 114.

Persona të infektuar nga coronavirusi deri më tani ka më shumë në Shkup (65), Dibër (36), Shtip (7), Kavadari (2), Ohri (2), Gostivari (1) dhe Kumanova (1)

Filipçe tha se gjendja shëndetësore e pacientëve tjerë është stabile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori