LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Imunuteti natyror pasi calon virusin COVID-19 kalon, vaksina është më e qëndrueshme

Filipçe: Imunuteti natyror pasi calon virusin COVID-19 kalon, vaksina është më e qëndrueshme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook” shkroi se “Rekomandimet janë të qarta se imuniteti natyror pasi kalon virusin korona , zvogëlohet me kalimin e kohës dhe vaksina është ajo që është më e qëndrueshme”.

Ai shton se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë që vaksinimi rekomandohet 10 ditë pas testimit në pacientët asimptomatikë.


“Pra, të gjitha rekomandimet shkojnë tek njerëzit që të imunizohen në kohën më të shkurtër të mundshme. Është e vërtetë se ka studime që rekomandojnë dhe konkludojnë se njerëzit, qytetarët kanë imunitet edhe pas 5-6 muajsh pas sëmundjes, madje edhe studime pas 8 muajsh, por imuniteti natyror zvogëlohet. Duke pasur parasysh që kemi rekomandime për vaksinimin sa më shpejt të jetë e mundur, është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen dhe sa më parë të arrihet imuniteti kolektiv”, shprehet Filipçe.

Sipas tij ne nuk mund të presim dhe të përballemi me valë të reja.

“Kjo është logjika për rekomandimin e qytetarëve që të vaksinohen 45 ditë pas kalimit të virusit korona . Nuk ka asnjë arsye për të vonuar vaksinimin dhe përfitimi është ngritja e imunitetit kolektiv, për të ndryshuar plotësisht tablonë- pasqyrën me pandeminë”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori