LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Gjendemi pranë zgjidhjes historike, akt patriotik është sigurimi i të ardhmes

Filipçe: Gjendemi pranë zgjidhjes historike, akt patriotik është sigurimi i të ardhmes

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ishte në vizitë në Komunën e Koçanit dhe në Komunën Orizari ku në takimet me qytetarë ju uroi 8 shtatorin, ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.


“Maqedonia kaloi ndihmoi nëpër shumë udhëkryqe dhe në momente kyçe gjithmonë zgjidhte të ardhmen. Jemi krenar për referendumin e vitit 1991, si moment i rëndësishëm historik në luftën tonë për pavarësi dhe shtetësi. Më 8 shtator zgjodhëm pavarësi, paqe dhe stabilitet. Urime dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë dhe këtë datë motin e ardhshëm ta festojmë si anëtare e NATO-s dhe me rrugë të sigurt drejt familjes evropiane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se sot jemi 20 ditë para një zgjidhje tjetër historike. Para neve është akti patriotik, të kujdesemi për të ardhme më të mirë. Sipas Filipçes Maqedonia zgjodhi të shkojë para, përmes anëtarësimin në NATO dhe BE dhe se populli nuk dëshiron të mbetet i bllokuar në pasiguri, rrezik dhe izolim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe në takimet e tij ju tha qytetarëve të Koçanit se përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE janë të mëdha.

“Deri tani për Koçanin nga fondet e BE-së janë ndarë rreth katër milionë euro. Projektet e BE-së në komunat janë të fokusuara në bujqësi dhe zhvillim rural, arsim, punësim dhe mbrojtje sociale. Në një komunë të vogël me ndihmë direkte mund të arrihet shumë. Këtë e dini ju më së miri. Në fillim të bisedimeve me BE-në, shumë shpejt do të rritet edhe bashkëpunim ekonomik me Bullgarinë, që është e rëndësishme për këtë rajon. Më shumë tregti, shkëmbim turistik, vend kalim i ri kufitar, e më pastaj, më në fund, fund për kufijtë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se kjo është mundësi historike, dhe se sipas Filipçes, të rinjtë tanë meritojnë të ardhme më të mirë si qytetarë të barabartë të Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori