LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: 16 qendrat për COVID-19 do të jenë gati për 2 muaj

Filipçe: 16 qendrat për COVID-19 do të jenë gati për 2 muaj

Filipçe ishte në hapjen e spitalit modular te Klinika e Pulmologjisë, ku do të bëhet ndarja e pacientëve me simptome të virusit korona nga ata me sëmundje kronike të frymëmarrjes, si kategori më e rrezikuar.

Ministri i Shëndetësisë tha që ky objekt u bë në kohë rekorde me 122 mijë euro donacion, por pranoi se janë vonuar me 16 spitalet e tjera modulare si projekte të Bankës Botërore. Ai u zotua se gati do të bëhen pas dy muajve, si preventivë për valën e re që pritet në vjeshtë që pikun do ta arrijë në janar.

“Nëse ndodhë ndonjë skenar i zi që do të thotë numër i madh i të infektuarve me CoVid-19 dhe të pacientëve me grip sezonal dhe virozat e tjera, parashikimi i tanishëm se do të mund të ndodh piku i valës së re në Janar. Kjo ulje e numrave të tanishëm është falë muajve të nxehtë të verës”, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Sipas drejtorit të Pulmologjisë vala e vjeshtës do nisë atëherë kur faktorët si mjegulla dhe smogu së bashku me gripin sezonal do të ndikojnë në përkeqësimin e situatës epidemiologjike.

“12 pacientë pranojmë në ditë sepse distanca nga njëra tek tjetra kontrolle është 30 minuta. Gjatë një orari të punës, rreth 12 pacientë mund të vijnë sipas ‘termini im’ në ambulacë, por ju patë që kemi 4 ambulanca të reja kështu që mendoj se kemi kapacitet të mjaftueshëm me gjithë ambulancën tjetër që pranon vetëm pacientët me urgjenca”, pohoi Dejan Dokiç, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

Përderisa sistemi shëndetësorë po merr masat për shtimin e kapaciteteve spitalore në shërbim të pacientëve të prekur na virusi korona, CoVid-19 po avancon tek qytetarët. Vetëm sot u shënuan edhe 109 raste të reja dhe në total ka arritur në 14,871, prej të cilëve 2.208 janë raste aktive. Brenda 24 orëve të fundit ndërruan jetë edhe 3 pacientë dhe në total 609 e kanë humbur betejën me këtë virus. Ndërkaq, 89 të shëruarit sot iu bashkëngjiten 12,054 pacientëve që ia dolën mbanë nga CoVid.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori