LAJMI I FUNDIT:

Filharmonia i bashkohet fushatës globale kundër dhunës në baza gjinore

Filharmonia i bashkohet fushatës globale kundër dhunës në baza gjinore

Filharmonia e Kosovës i bashkohet fushatës globale “16 ditët e aktivizmi kundër dhunës në baza gjinore” përmes një koncerti që do të mbajë nesër kori dhe orkestra e Filharmonisë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Aty do të interpretohet “Rekuiemi” i Mozartit, në kujtim të grave që vdiqën dhe u përballën në heshtje me vuajtjen pasi u torturuan dhe u dhunuan në luftën e fundit në Kosovë.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në një konferencë për media tha se me këtë mbrëmje i bashkohen fushatës 16 ditore të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Dirigjenti i koncertit të nesërm, kompozitori Rafet Rudi, që sivjet shënon 70-vjetorin e lindjes, tha se për të është nderë të mbajë peshën e kësaj mbrëmje si dirigjent. Ndërsa, Rozafa Kelmendi nga UnWomen tha po ashtu se vepra e nesërme do të jetë homazh për gratë e dhunuara.