LAJMI I FUNDIT:

Fiks Fare zbulon se si rekrutohen punëtoret e seksit në Tiranë (Video)

Fiks Fare zbulon se si rekrutohen punëtoret e seksit në Tiranë (Video)

Teksa tenton të gjesh një punë si kameriere, balerinë, apo masazhatore, shumë lehtë mund të përfundosh si punonjëse seksi. Këto janë vetëm disa mënyra kamuflimi në Tiranë për të ofruar shërbime seksuale.

Skandali është zbuluar nga gazetarët e Fiks Fare gjatë një investigimi disamujor, të cilët arritën të dokumentojnë sesi funksion mekanizmi i rekrutimit të vajzave të reja për shërbime seksuale, si organizohen nga pronarët e bizneseve të ndryshme dhe sa paguhen për këtë lloj “pune”.


Fiks Fare solli mbrëmë dy raste, ku gazetarja kërkon punë si kameriere.

RASTI I


20170119-202902 by e-d21

Për të kuptuar sa më qartë sesi është organizuar ky mekanizëm i jashtëligjshëm, bashkëpunëtorja e Fiksit kërkoi punë në një lokal nate, që njihet si tallava në Kamëz.

Fillimisht i telefonojmë numrit të lokalit dhe kërkojmë punë si kameriere. Përgjigjja ishte pozitive dhe lëmë një takim për t’u takuar. Shkojmë një ditë më pas dhe takojmë pronarin e lokalit. Edhe pse biseda ishte bërë për punë si kameriere, ai thotë se nuk ka nevojë, pasi ka kamerierë meshkuj, por do balerina.

Sipas tij, është një punë që ka shumë lekë dhe mund t’ia dalësh mjaft mirë. Madje, pronari na ofron dhe shtëpi me qira, ku mund të strehohemi së bashku me vajzat e tjera. Ai thotë se ka mjaft vajza që punojnë.

Gjatë bisedës, për ta joshur dhe më shumë, ai i thotë gazetares së Fiksit: “Je femër e mirë dhe t’i lësh pa bukë vajzat e tjera”.

Për të na bindur, ai na fton për të parë ambientin poshtë, pra lokalin e tallavasë. Shkojmë poshtë dhe aty na shpjegon si funksionon e gjitha, çfarë duhet bërë dhe aty nga thotë se ka klientë që duan edhe qejf pas muzikës, me pak fjalë seks.

Për të mësuar më shumë, e pyesim për pagesën dhe sa e sigurt është e gjitha kjo? Ai thotë që merret vetë me këtë pjesë, gjen klientët dhe është pikërisht ai që bën pazarin, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi.

“Shkon edhe 100 euro ora”, thotë pronari. Pasi mbarojmë dhe na siguron gjithçka, largohemi për t’u takuar në darkë te puna, por mbase edhe më përpara nëse gjen ndonjë klient.

RASTI II


20170119-203801 by e-d21

Një tjetër ambient për të ofruar shërbime seksuale janë sallonet e masazhit. Janë disa qendra masazhi, ku masazhatoret kryejnë masazhe erotike.

Ne shkuam në një nga këto qendra, ku një punonjëse na tregon se bën masazh të fortë dhe të gjithë kërkojnë atë. Ka klientë që lënë bashkishe 100 euro, ndërkohë që masazhi kushton 3 mijë lekë të reja. Të gjithë e dinë që ajo punon si estetiste thonjsh, ndërkohë që punon masazhatore dhe bën masazh të fortë. Shkojmë në katin e pestë, ku ndodhet qendra në zonën e ish-Bllokut dhe takojmë një nga punonjëset e qendrës. Interesohemi për punë dhe i themi se nuk kemi as eksperiencë, as certifikatë apo kurs për masazhatore.

Masazhatorja e qendrës na thotë se nuk përbën problem dhe se qendra ka shumë nevojë për masazhatore, pasi ka vetëm dy vajza, ndërkohë që janë tri dhoma. Ajo shton se klientët i gjen pronarja dhe se pagesat shkojnë shumë mirë, pasi ka shumë punë dhe bakshishe. Gjithashtu, ajo thotë se nuk duhet të tentosh të marrësh klientët e punonjëseve të tjera, pasi është klienti i saj. Ajo na thotë se më shumë ka rëndësi si e pret klientin dhe si e trajton. Pas bisedës “mikpritëse”, vjen pronarja e qendrës dhe diskutojmë për punën.

Ajo shprehet se më shumë do një vajzë të shkathët dhe të sillet mirë me klientët. E lëmë të fillojmë punë të nesërmen.

Ditën e parë, Fiksi hyn të bëjë masazh, por më pas takohemi me pronaren, pasi klienti nuk kishte ardhur vetëm për masazh… Pronaren e pyesim se çfarë mund të bëjmë, pasi klienti donte shërbime të tjera nuk kishte ardhur për masazh. Ajo na shprehet se na ka punësuar për masazhatore dhe nuk i intereson sesi e menaxhon situatën. Kërkon thjesht që klienti të kënaqet dhe të kthehet sërish te qendra. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori