LAJMI I FUNDIT:

Fiknete Bejta: Pallati i Rinisë nuk është renovuar pasi e kemi marrë me shumë borxhe

Fiknete Bejta: Pallati i Rinisë nuk është renovuar pasi e kemi marrë me shumë borxhe

Fiknete Bejta, këshilltare e pavarur në Asamblenë e Prishtinës, thotë se Pallatin e Rinisë e kanë marrë me shumë borxhe.

Ajo në debatin “Jeta në Komunë” mosmermeretimin e sallës së djegur të Pallatit e arsyetoi edhe me vonesë të projekteve dhe investimeve si shkak i pandemisë.


“Pallatin e Rinisë në vitin 2018 e kemi me një shumë të madhe borxhesh. 7 milionë euro i kemi paguar në fund të vitit 2018. Bordi i kësaj ndërmarrje ka alokuar deri në 800 mijë euro vetëm nga qiratë. Ka pasur disa projekte të planifikuara por për shkak të pandemisë shumë kanë mbetur pezull, madje edhe qiratë janë falur këtë vit,” tha Bejta.

Kurse Shefki Gashi nga LDK tha se nuk është përmendur kurrë investimi në Pallatin e Rinisë.

“Nuk është përmendur kurrë invesitnmi në Pallatin e Rinisë, aksionarët nuk sjellin raporte, nuk e kemi pasur kurrë në rend dite,” tha Gashi.

Gjysma e sallës së djegur të Pallatit të Rinisë (2001) ende vazhdon te përdoret si parking./kallxo.com