LAJMI I FUNDIT:

Fifi reagon ashpër në rrjete sociale: Jam duke e kaluar shtatzëninë me shumë stres, me plot sulme nga njerëzit – nuk shkatërrova asnjë familje

Fifi reagon ashpër në rrjete sociale: Jam duke e kaluar shtatzëninë me shumë stres, me plot sulme nga njerëzit – nuk shkatërrova asnjë familje
Foto: Instagram

Filloreta Raçi – Fifi pritet të bëhet nënë së shpejti.

Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni nga Shqipëria, Adis Patushi, do të bëhen prindër për herë të parë.

Në lidhje me këtë, këngëtarja nga Ferizaj ka bërë disa postime, përmes të cilave tregon për periudhën e shtatzënisë dhe se si i ka kaluar këta muaj.


Foto: Screenshot/Instagram

Artistja e hitit “Diell” duket se është prekur për shkak të komenteve që komenteve që ka marrë nga ndjekësit nëpër rrjete sociale.

Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

Më poshtë ua sjellim postimet e plota që ka shpërndarë në InstaStory:

“Një histori e shkurtër.

Kam menduar që shtatzëninë do e kaloja krejt ndryshe. Me shumë dashuri. Më shumë lule. Më shumë fjalë të bukura. Më shumë mirëkuptim. Më shumë mbështetje.

Por jo.

Jam duke e kaluar me shumë stres, me shumë siklet. Me shumë punë. Me shumë gjëra nëpër kokë. Me plot sulme nga njerëzit. Me plot smirë nga të gjitha anët e mundshme dhe më vjen plasja.

Sot kam hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë.. Dhe në këto tetë muaj kam bërë 14 këngë – 10 prej tyre me videoklipe, katër këngë të tjera që nuk kanë dalë akoma. Mora pjesë në Festival ku iu përkushtova 100 për qind.

Kam blerë aksionet e një lokali modest. Kam punuar për të investuar edhe aty. Përveç nga ana monetare dhe fizikisht.

Krejt çka shoh edhe çka dëgjoj gjithë kohën është fjala smirë, ofendime, sharje, fyerje dhe torturë.

Dhe absolutisht refuzoj t’u kthejë përgjigje njerëzve që han m** për mua pas shpine e vijnë e më bëjnë lajka.

Kam menduar që njerëzit në përgjithësi para një gruaje shtatzënë (pa dashur të luajë viktimën pasha Allahun)

Kanë pak empati, zbuten e nuk shfryhen si hienat dhe i mbajnë ca gjëra përbrenda. Po, jo.

Nuk kam ngel me barrë për asnjëri.

Kam ngel për veten time. Me e përmbush veten time si njeri dhe me ia dhënë vetes një arsye më shumë që të luftoj në jetë e të krijoj familje.

Unë nuk u shkatërrova asnjë familje. Unë nuk kam ndarë njeri. Kështu e ka shkruar ai lart fatin tim.

Unë thjesht dua të bëj një festë për beben time. Të gëzohem që po e sjell në jetë.

Më lini pash të madhin Zot..

Mos më mbushni me energji të keqe. Mos më jepni mendime negative. Mos me jepni stres.

Më lini ju lutem”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mes raportit të tensionuar, Egli i drejtohet Gjestit: Nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë

Mes raportit të tensionuar, Egli i drejtohet Gjestit: Nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë

Magazina
Gjesti tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit dhe po e lëshonte shpirti prej ngarkesës së madhe

Gjesti tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit dhe po e lëshonte shpirti prej ngarkesës së madhe

Magazina
Leonora Jakupi shihet e mërzitur në homazhet për babanë e ish-presidentit Thaçi

Leonora Jakupi shihet e mërzitur në homazhet për babanë e ish-presidentit Thaçi

Magazina
Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Magazina
Vazhdon rënia - Egli Tako humb 22 mijë ndjekës për tri ditë në Instagram

Vazhdon rënia - Egli Tako humb 22 mijë ndjekës për tri ditë në Instagram

Magazina
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
Kalo në kategori