LAJMI I FUNDIT:

FIFA ia jep dritën e gjelbër Kosovës për miqësore

FIFA ia jep dritën e gjelbër Kosovës për miqësore

Siç është pritur, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s sot në Tokio të Japonisë morri vendimin që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

Ky është një lajm i madh për sportin kosovar, pasi tash e tutje Kosova do të mund të organizojë ndeshje miqësore me shtetet e tjera që bëjnë pjesë në FIFA.

“Konform vendimit të marrë më 21 maj 2012 për t’i lejuar asociacionet anëtare të FIFA-s të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipet nga Federata e Futbollit të Kosovës, që nuk është anëtar i FIFA-s, ekzekutivi sot është pajtuar të implementojë këtë vendim për të rinjtë, amatorët, femrat dhe klubet”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s./Telegrafi/