Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i këtij organizmi të futbollit botëror në mbledhjen e zhvilluar në Salvador Bahia, në Brazil.

“Në këtë mbledhje diskutuam edhe për çështjen e Kosovës. Vendimi për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të saj do të merret më 10 janar”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.


Drejtuesit e futbollit kosovar shprehen optimistë për marrjen e dritës jeshile për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të kombëtares A, ndërkohë që përfaqësuesit serbë tek FIFA deklarojnë se do të bllokojnë çdo nismë të Kosovës.

FIFA ka kushtëzuar njohjen e Federatës së Kosovës me anëtarësimin e vendit në OKB, ndaj kërkesa e FFK-së nuk është anëtarësimi në FIFA, por lejimi i ndeshjeve miqësore. /Koha/Telegrafi/ 

telegrafi sport app