LAJMI I FUNDIT:

FFK ua dorëzon 16 gjyqtarëve stemat e FIFA-s, Kosova bëhet edhe me treshe të gjyqtareve

FFK ua dorëzon 16 gjyqtarëve stemat e FIFA-s, Kosova bëhet edhe me treshe të gjyqtareve
Foto: ffk-kosova.com

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani kanë pritur sot 16 gjyqtarët, të cilët janë licencuar për garat ndërkombëtare dhe me këtë rast edhe u janë dorëzuar stemat e FIFA-s.

Vit pas viti numri i gjyqtarëve kosovarë me stemë të FIFA-s është rritur, derisa për herë të parë Kosova është bërë edhe me treshe të gjyqtareve, pasi tashmë krahas Lumturije Muhadrit janë licencuar edhe Rita Vehapi, si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govori si asistente.

Presidenti Ademi përgëzoi të rikonfirmuarit me stemë të FIFA-s, derisa gjyqtarëve që u pajisen për herë të parë me këtë stemë iu shprehu urimet më të mira, me shpresë se do të kenë rrugëtim të suksesshëm në garat evropiane.


Numri një i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, derisa kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim drejt progresit të mëtejshëm. Ai u shpreh i lumtur që tashmë Kosova është bërë edhe me treshen e gjyqtareve për futbollin e vajzave/grave, gjë e cila siç theksoi ai, dëshmon punën e mirë që viteve të fundit është për edhe në këtë segment.

Ndërkaq, në emër të kolegëve të tij, Genc Nuza falënderoi kreun e FFK-së për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sektorit të gjyqtarëve, veçmas për instalimin e sistemit VAR në futbollin vendor dhe për mundësitë e ofruara për të qenë në hap me kohën dhe zhvillimet në futbollin evropian.

Kjo është lista e gjyqtarëve që kanë marrë stemën e FIFA-s:

Gjyqtarë kryesorë

1) Genc Nuza
2) Visar Kastrati
3) Mervan Bejtullahu
4) Rita Vehapi

Asistentë

1) Fatlum Berisha
2) Bujar Selimaj
3) Lumturije Muhadri
4) Fatmir Sekiraqa
5) Edmond Zeqiri
6) Besnik Morina
7) Granit Hyseni
8) Arbnor Bullatovci
9) Fitore Govori

Gjyqtarët e futsallit

1) Besar Beqiri
2) Besart Ismajli
3) Florentina Kallaba

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori