Mirëpo, pavarësisht spekulimeve të ndryshme për kundërshtarët e mundshëm, nga FFK-ja njoftojnë se ende nuk ka një kundërshtar.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, për Kohavisionin ka thënë se Federata është në kontakte me 4 agjenci për aranzhimin e ndeshjeve, por ende nuk ka asgjë konkrete. Është një afat i shkurtër, andaj kundërshtari i parë i Kosovës për miqësoren do të bëhet i ditur brenda 2-3 ditëve, ka thënë Salihu.


Nga rivalët e lirë për ndeshjen e 5 marsit janë përmendur deri tani Kolumbia, Ishujt Faro, Gana, Xhamajka apo Mauritania. /Koha/Telegrafi/ 

telegrafi sport app