Komisioni i Garave (KG) i Ligës së Parë të Kosovës ka marrë një vendim i cili e ka prekur skuadrën nga Klina, Dukagjini.
Dukagjini i Klinës ka arritur të fitojë derbin e Ligës së parë ndaj Vushtrrisë me rezultat 4-3 duke u ofruar edhe më shumë me hyrjen direkt në Superligë.
Megjithatë, komisioni i garave në përbërje nga Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti, Abdyl Bellopoja ka miratuar një kërkesë të Vëllaznimit nga Gjakova në parregullsinë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Vushtrrisë dhe ka marr vendim për fitore në tavolinë për mysafirët.
V E N D I M
Miratohet ankesa e KF “Vëllaznimi ” nga Gjakova si e bazuar dhe ndeshja e javës së 28-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Dukagjini” – KF “Vushtrria” regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Vushtrria”.

ARSYETIM
Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Dukagjini” – KF “Vushtrria” e vlefshme për javën e 28-të të Ligës së Parë, konstatoi se KF “Vëllaznimi ” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF “Dukagjini”, Granit Elezaj me nr. Lic.7 dhe ID002360M96 për shkak se lojtari është aktivizuar në lojë pas 4 kartonëve të verdhë.
Gjatë administrimit të provave Komisioni i Garave ka konstatuar se: Ankesa është e afatshme, e lejuar e taksuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim dhe vendimmarrje nga Komisioni i Garave.
Pas administrimit të të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Pas shikimit dhe verifikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve KG ka vërtetuar se lojtari i lartpërmendur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në: (javën 1-rë), Dukagjini-Fushë Kosova (javën e 22-të), Dukagjini-Vllaznia P, (javën e 23-të) Vitia-Dukagjini, (javën e 27-të) Bashkimi (K) – Dukagjini dhe është dashur të pushojë në javën e 28-të. Por i njëjti është aktivizuar në lojë, andaj kemi shkelje të Propozicioneve, pikërisht të nenit 53, paragrafi 1, prandaj ankesa e KF “Vëllaznimi” miratohet si e bazuar dhe ndeshja KF Dukagjini – KF Vushtrria, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për KF “Vushtrria”.
Nga theksimet e lartshënuara u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
Tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje, klubi nga Klina ka 56 pikë dhe jo 59 në vendin e dytë ose një pikë më shumë se Besa e Pejës në vendin e tretë dhe dy më shumë se Vëllaznimi i vendit të katërt.
/Telegrafi/


Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Java e 24-të nis me barazim në duelin Vardari – Shkëndija

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës