LAJMI I FUNDIT:

FFK aprovon kandidaturën e Agim Ademit për kryetar, refuzon atë të Gramoz Vokrrit

FFK aprovon kandidaturën e Agim Ademit për kryetar, refuzon atë të Gramoz Vokrrit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka folur rreth aplikimeve të kandidatëve për kryetar të FFK-së, duke aprovuar kandidaturën e Agim Ademit dhe refuzuar atë të Gramoz Vokrrit.

FFK me datë 2 mars të këtij viti caktoi datën e zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, zgjedhjet të cilat pritet të mbahen më 6 prill.

Kohën për aplikime e shfrytëzuan kryetari aktual Agim Ademi dhe djali i legjendës, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri.


Zgjedhjet për kryetar në FFK: Kandidatët e paralajmëruar, si shkon proceduara dhe kush ka më shumë përkrahje
Lexo po ashtu Zgjedhjet për kryetar në FFK: Kandidatët e paralajmëruar, si shkon proceduara dhe kush ka më shumë përkrahje

Megjithatë, FFK tani ka njoftuar në lidhje me kandidaturat, duke aprovuar njërën dhe refuzuar tjetrën.

Komisioni i FFK-së rreth aplikimeve ka pranuar kandidaturën e Agim Ademit dhe refuzuar atë të Gramoz Vokrrit, i cili sipas Komisionit të FFK-së për aplikimet e kandidaturave, ka pasur probleme me disa nga nënshkrimet e prezantuara.

Gramoz Vokrri deponon nënshkrimet, pritet të jetë kandidat për kreun e FFK-së
Lexo po ashtu Gramoz Vokrri deponon nënshkrimet, pritet të jetë kandidat për kreun e FFK-së

Njoftimi pa ndërhyrje i FFK-së

Njoftim i Komisionit të FFK-së rreth aplikimeve të të kandiduarve për kryetar të FFK-së

Në vijim të njoftimit të datës 2 mars 2022, për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së, më datë 6 prill 2022, si dhe njoftimit të anëtarëve dhe delegatëve të Kuvendit të FFK-së për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ju informojmë se Komisioni për mbarëvajtjen e procesit deri në datën e mbledhjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, ku është paraparë edhe zgjedhja për kryetar të FFK-së, duke vepruar në përputhje me nenet 34 dhe 50 të Statutit të FFK-së dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv të datës 02.03.2022, pas verifikimit të aplikimeve të të kandiduarve për kryetar, verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve ligjor që mbështesin të kandiduarit për t’u zgjedhur kryetar i FFK-së, si dhe verifikimin e procedurave të tjera statutare, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2022, mori vendim dhe i njoftoi aplikuesit që kanë kandiduar për kryetar të FFK-së.

Ky vendim i është dërguar Komitetit Ekzekutiv, i cili edhe e ka aprovuar këtë vendim më datë 22.03.2022. Ky vendim do t’i përcillet të gjithë delegatëve të Kuvendit të FFK-së, për procedim të mëtutjeshëm në ditën e mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Kuvendit me datën 06 prill 2022.

Me këtë vendim janë informuar edhe aplikuesit për t’u kandiduar për kryetar të FFK-së, ku për çfarëdo paqartësie ose mospajtimi janë udhëzuar me këshillën juridike.

Po ashtu, me këtë vendim do të informohen organet përkatëse të UEFA-së dhe FIFA-së, të cilët monitorojnë punën e Federatave anëtare, si dhe gjithashtu do të informohet MKRS-ja.

Për detajet rreth këtij vendimi dhe arsyetimin e tij,  ju lutem gjeni më poshtë linkun me vendimin e publikuar.

LINKU

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori