LAJMI I FUNDIT:

Fetai: Raporti i fundit i KE-së për vendin tonë është një thirrje e qartë për veprim të menjëhershëm në drejtësi

Fetai: Raporti i fundit i KE-së për vendin tonë është një thirrje e qartë për veprim të menjëhershëm në drejtësi

Zv. kryeministri Arben Fetai në fjalën e tij, gjatë takimit të Komitetit të Punës për Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2024-2044, theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës si bazë për një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe të zhvilluar.

“Shteti i së drejtës nuk është vetëm një parim, por është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë. Pa një sistem drejtësie të pavarur, transparent dhe të paanshëm, zhvillimi i qëndrueshëm është i pamundur,” tha Fetai.

Fetai shprehu shqetësim për sfidat e vazhdueshme, si ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor, vonesat në rastet gjyqësore dhe mungesën e efikasitetit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai theksoi se raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin tonë është një thirrje e qartë për veprim të menjëhershëm.


Nënkryetari Fetai kërkoi bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve, komunitetit akademik dhe partnerëve ndërkombëtarë për të adresuar këto sfida dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

“Është koha për veprim të guximshëm, për reforma reale dhe të matshme. Suksesi ynë varet nga angazhimi ynë për të ndërtuar një shtet ku drejtësia dhe zhvillimi ecin krah për krah,” përfundoi Fetai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori