LAJMI I FUNDIT:

Festoni dasmën e ëndrrave tuaja në Brezovica Hotel & Spa

Festoni dasmën e ëndrrave tuaja në Brezovica Hotel & Spa

Me ardhjen e sezonit të verës dhe lirimin e masave, parashihet edhe mbajtja e dasmave – gjë të cilën shumica prej nesh me padurim e kemi pritur.

Por në mënyrë që çiftet ta festojnë dasmën e ëndrrave në një vend të bukur e me të gjitha opsionet, për këtë përkujdeset restorant “Gjethja”.


Restorant “Gjethja” është i rrethuar me natyrën e freskët, ajrin e pastër dhe ofron hapësirë komode e elegante për organizimin e dasmës tuaj.

Mbi të gjitha, ky restorant shquhet për stafin profesional të cilët janë pranë jush gjatë tërë kohës duke u përkujdesur që dasma të jetë e paharruar dhe magjike.

Duke marrë parasysh edhe pandeminë, restoranti ka përgatitur një pako për të gjitha çiftet, ku përfshihen:

– Pije e mirëseardhjes
– Shfrytëzim i hapësirave të hotelit për foto të dasmës
– Dekorimi i tavolinës
– Meny e përzgjedhur 4 pjatëshe
– Torta e dasmës
– Pije pa limit (ose edhe të limituara)
– Një natë akomodim në suitën luksoze për çiftin

Gjatë kësaj nate, dhoma e çiftit përgatitet në stilin e muajit të mjaltit, me një shportë frutash e verë të gazuar në dhomë, ndërkaq mëngjesi i së nesërmes vjen në mënyrë romantike në dhomë.

Për relaksim sa më të madh, çiftit i ofrohet edhe hyrje falas në Aquarius Spa Center.

Për më shumë informacione rreth kësaj pakoje dhe hotelit, kontaktoni në:

Nr. Tel: +383 49 30 10 30
E-mail: sales@brezovicahotel.com
Facebook: Brezovica Hotel
Instagram: Brezovicahotel
Web: brezovicahotel.com

Artikull i sponzorizuar