LAJMI I FUNDIT:

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar hapi dyert këtë të premte për të 12-in vit në Pejë

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar hapi dyert këtë të premte për të 12-in vit në Pejë

Këtë të premte, festivali ndërkombëtar i animacionit nisi edicionin e 12-të të tij. Ceremonia e hapjes së festivalit u mbajt në Kino n“Liqeni” ku të pranishëm ishin shumë dashamirës të filmit të animuar, personalitete të njohura vendore si dhe ndërkombëtare.

Këtë vit, duke e pasë parasysh situatën e krijuar nga pandemia, organizatorët sjellin festivalin në version hibrid ku shfaqja e filmave të animuar do të bëhet nëpërmjet internetit, mirëpo festivali do t’i hapë dyert përsëri në qytetin e Pejës për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë prezentë.


“Ky edicion është një ftesë për të gjithë krijuesit dhe vizitorët që të shijojnë një hapësirë mëse të nevojshme, duke e lënë mbrapa pandeminë dhe efektet të cilat izolimi i ka sjellë tek ne. Vlen të ceket se të gjitha aktivitetet gjatë festivalit do të zhvillohen në përputhje me masat kundër shpërndarjes së COVID-19 të vendosura nga institucionet”, thuhet në njoftim.

Është pikërisht situata me pandeminë që frymëzoi organizatorët e festivalit që këtë vit edicioni të ketë si temë izolimin; një edicion që i dedikohet tregimit të storjeve të izolimit nëpërmjet animacionit si medium krijues; një edicion ku do të eksplorohet izolimi në tërësi, me të gjitha nuancat e tij – izolimin artistik, izolimin të cilët qytetarët e shtetit të Kosovës e përjetojnë tash e shumë vite si pasojë e mungesës së vizave.

“Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar vjen me një program të pasur prej 300 filmash, nga 1413 të dërguar nga e gjithë bota. Filmat ndahen në nëntë kategori, gjashtë prej të cilave janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut, si dhe tri kategori tjera që janë jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj. Përveç shfaqjes së filmave të animuar, si çdo edicion tjetër, edhe këtë vit do të ketë programe tjera ku përfshihen pesë prezantime, katër punëtori dhe gjashtë panele. Si në vitet e mëparshme, të ftuar specialë do të bashkohen për të ofruar njohurinë e tyre rreth industrisë së animacionit”, thuhet në njoftim.

Personalitete me renome botërore, fitues të çmimeve Oscar, animatorë të serive me prestigjioze në mbarë botën, do të mblidhen për të ndarë eksperiencën e tyre së bashku me ju, nëpërmjet mediumeve të ndryshme të festivalit.

“Anibar këtë vit sjellë edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë, si: Uj pa Gaz, Yll Megi, Zwada, Eptan, Stratos, Elsa Rraqi & Ilir Bajri, Florent V, Altin Boshnjaku dhe Ashikët e Gjakovës. Ky edicion i festivalit përfundon më 30 Korrik. Ju mirëpresim në kinematë tona në Pejë, ndërsa virtualisht, vizitorët mund të shikojnë të gjitha filmat në platformën tonë digjitale në online.anibar.org.”, thuhet në fund të njoftimit.

Në trend Kultura

Më shumë
“Scanderbeg” nga Harry Hodgkinson: I pari i të barabartëve

“Scanderbeg” nga Harry Hodgkinson: I pari i të barabartëve

Libri
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Kyçu! Akordohu! Shkyçu!

Kyçu! Akordohu! Shkyçu!

Kulture
Edi Hila, për censurën dhe artin e rilindur

Edi Hila, për censurën dhe artin e rilindur

Piktura
Kalo në kategori