Në Mitrovicën e Veriut, qytetarët serbë kanë festuar me flamuj pas betimit të kryetarit të ri të komunës, Millan Radojeviq, i cili u zyrtarizua sot në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal.

Pas ceremonisë, kryetari i ri u prit nga një numër qytetarësh dhe përfaqësues të Listës Serbe, të cilët organizuan një ecje simbolike drejt selisë së partisë.


Gjatë tubimit, mbështetësit valëvitën flamuj serbë dhe brohoritën “Fitore” dhe “Serbia”, ndërsa Radojeviq u adresoi qytetarëve mesazhe të përmbajtura optimizmi, raporton Telegrafi.



Ai u bëri thirrje banorëve për durim dhe besim, duke theksuar se “ndryshimet pozitive kërkojnë kohë”.

Me këtë mandat, Radojeviq merr drejtimin e komunës pas Erden Atiq, i cili udhëhoqi Mitrovicën e Veriut gjatë mandatit të kaluar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/