LAJMI I FUNDIT:

Festat e fundvitit, stoliset Prishtina

Festat e fundvitit, stoliset Prishtina

Edhe Prishtina është ndriçuar për festat e fundvitit.

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka publikuar pamje teksa janë ndezur dritat.


“Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, deri vonë Komuna e Prishtinës s’kishte vendosur nëse do t’i zbukuronte hapësirat me drita e materiale festive, pasi ekzistonte frika që dekorimi do të mund të nxiste grumbullimin e njerëzve nëpër sheshe.

Majde, Ahmeti kishte pyetur qytetarët në rrjetin social Faceook, nëse sivjet duhet të vendosen zbukurimet në kryeqytet për shkak të gjendjes pandemike, njofton Telegrafi.

Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë!

Ky vit na sfidoi të gjithëve por na…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Saturday, December 5, 2020