Mbrëmë (e martë) u organizua një festë në Big Brother VIP Kosova 3 me rastin e Krishtlindjeve.

Banorët patën edhe veshje specifike për të shënuar këtë event, duke bërë kështu që të dukeshin të veçantë.


Mes tjerash, në këtë ndejë nuk mungoi as muzikë për çka ‘Vëllai i Madh’ ka sjell edhe një DJ.

Screenshot 10 31 Foto: Screenshot/TikTok

Vajzat edhe këtë festë morën vëmendje me paraqitjet e tyre ekstravagante dhe vallëzimet sensuale.

Banorja Xheneta Fetahu në një moment derisa ishte kërcyer, u rrëzua dhe ra përtokë.

Screenshot 11 27 Foto: Screenshot/TikTok

Më pas i doli në ndihmë Vullneti, i cili u mundua ta mbante më afër vetes, e kjo nuk dihet se përse ndodhi.

Konkurrentët shpesh gjatë festave kanë pirë e madje kanë humbur edhe kontrollin. /Telegrafi/