LAJMI I FUNDIT:

Festa e Vitit të Ri, KRU “Prishtina” premton furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm

Festa e Vitit të Ri, KRU “Prishtina” premton furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të jenë në gjendje gatishmërie dhe kështu tu dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve, nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit, në zonat ku jetojnë.

Me këtë sipas një njoftimi, kjo kompani, me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm për 24 orë, pa ndërprerë.

Njoftimi i plotë:

Ashtu sikurse tërë vitin 2019, edhe sot dhe duke vazhduar edhe më tej, ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit në zonat ku jetojnë.

Gjatë natës së sontme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” sh.a. me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

Gëzuar, shëndet , lumturi e dashuri në mesin tuaj për vitin 2020! /Telegrafi/