LAJMI I FUNDIT:

Festa e fundvitit, dyndje në pikat kufitare – 250 mijë hyrje dhe 70 mijë vetura

Festa e fundvitit, dyndje në pikat kufitare – 250 mijë hyrje dhe 70 mijë vetura

Përgjatë javës, nëpërmjet pikave të kalimit të kontrollit kufitar kanë hyrë në Shqipëri mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

“Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare. Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët”, njofton policia.


Policia Kufitare ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Ndërkohë, në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori