Ferronikeli - Prishtina, luhet në stadiumin e Prishtinës

Këto dy skuadra një fazë të përgatitjeve e kanë kryer në Ulqin dhe atje kanë zhvilluara ndeshje kontrolluese e cila pati përfunduar pa fitues, 1-1.
Nuk është vetëm kjo ndeshje që zhvillohet jashtë fushës së nikoqirit, pasi edhe disa klube të tjera nuk i kanë fushat të gatshme dhe janë të detyruara të luajnë në fusha tjera. Kështu, ndeshja ndërmjet Hajvalisë e Llamkos Kosovës do të zhvillohet në stadiumin e KEK-ut ditën e shtunë nga ora 13:00, ndërsa takimi ndërmjet Trepçës e Dritës po ashtu për Kupë, zhvillohet ditën e diel, dhe luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, raporton Zëri.
Trepça tashmë është duke e riparuar fushën e tyre në “Adem Jashari”, për ç’gjë është përcaktuar që ndeshjet e veta t’i zhvillojë si vendës në stadiumin e rivalit vendor Trepçës’89. Nuk është ditur deri dje edhe për ndeshjen Drenica – Trepça ’89, pasi flitej se fusha është e papërshtatshme, por merret vesh se kjo ndeshje, megjithatë, do të zhvillohet në Skenderaj, të dielën duke filluar nga ora 13:00. /Telegrafi/




















































