Shkencëtarët në Oklahoma janë një hap më afër gjetjes së provave të mundshme të varrezave masive të lidhura me masakrën vdekjeprurëse të vitit 1921. Studiuesit në Tulsa përdorën radarin depërtues në tokë, për të parë dy vende dhe gjetën parregullsi që mund të jenë në përputhje me varrosje në shkallë të gjerë, transmeton Telegrafi.
Lagjja e Greenwood ishte e njohur si Black Wall Street. Restorantet, dyqanet ushqimore dhe rrobaqepësit, ishin të gjitha bizneset që pronarë kishin njerëzit me ngjyrë.
Më 1921 një turmë e bardhë dogji shumë lagje në Tulsa, dhe disa thonë se rreth 300 banorë me ngjyrë u vranë. Pothuajse i harruar nga historia, qyteti po përpiqet të zbulojë të kaluarën dhe të shërojë plagët.
Fotoreporteri Kavin Ross tha se është mirënjohës që një pjesë tragjike, pak e njohur e historisë së Tulsas tani po del në dritë.
“Për dekada të tëra ishte e heshtur. Edhe disa nga të mbijetuarit që unë intervistova, ata ishin të qetë dhe më thoshin, oh njerëzit e bardhë. Ata kishin pëshpëritur në shtëpitë e tyre sepse ishin rritur duke mos folur për atë që ndodhi”, i tha Ross korrespondentit të CBS.
Turma e bardhë u përlesh me disa burra me ngjyrë të cilët po ashtu ishin armatosur, të cilët ishin mbledhur për të mbrojtur një këpucëtar me ngjyrë, i cili ishte akuzuar padrejtësisht për sulmin ndaj një gruaje të bardhë. Pasi u qëllua, shpërtheu dhuna dhe u masakruan qindra të njerëz me ngjyrë. Gjyshi i Ross u detyrua të largohej nga qyteti pasi biznesi i tij u shkatërrua.
“Ka pasur shpërthime. Ka pasur njerëz duke vrapuar për jetët e tyre. Ishte thjesht ferri në tokë”, tha Ross. Tmerri u soll në jetë në episodin premierë të serialit të ri “Watchmen” të HBO-së.
Dëshmitarët njoftuan se panë trupa të hedhur në varre masive, por zyrtarët vendas fshehën prova për ndonjë krim. Në një forum publik të hënën, shkencëtarët konfirmuan se zbuluan se si duket një gropë nëntokësore, për të cilën ata thanë se është mjaft e madhe që të mbajë deri në 100 trupa.
Shkencëtarët tani po planifikojnë të bëjnë anketime shtesë që mund të çojnë në gërmime.
Nëse është gjetur një varr masiv, anëtarët e komunitetit me ngjyrë në Tulsa thanë që ata do të dëshironin që eshtrat të zhvendoseshin në kishën Vernon AME, ku bodrumi i saj ishte një nga vendet e pakta që i mbijetoi shkatërrimit. Do të ishte pjesë e një memoriali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk