LAJMI I FUNDIT:

Ferrari “fluturon” nga rruga, një ditë pas blerjes nga pronari – pamje që tregojnë se sa të rrezikshme janë manovrimet gjatë vozitjes

Ferrari “fluturon” nga rruga, një ditë pas blerjes nga pronari – pamje që tregojnë se sa të rrezikshme janë manovrimet gjatë vozitjes

Nëse keni menduar ndonjëherë se më shumë fuqi e veturës është më e mirë, atëherë kjo video do t’ju dekurajojë dhe do të shërbejë si një kujtesë e vogël për rëndësinë e aftësive të ngasjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video të ndarë në YouTube dhe e cila thuhet se u xhirua në Holandë që na tregon një Ferrari të kuq 488 Pista, me shoferin që shquhet, ose të paktën përpiqet, si një “ngasës i vërtetë”.


Shoferi duket se papritmas po përpiqet të ngadalësojë, megjithatë, super vetura humbi kontrollin dhe shkoi anash dhe doli nga rruga.

Siç është thënë më tej, ky Ferrari i përplasur ishte vetëm “një ditë i vjetër”.

Deri më tani nuk dihet për sasinë e dëmit, por pamjet pas incidentit tregojnë dëmtim të pjesës së përparme, së bashku me një xham të thyer dhe një jastëk ajri të aktivizuar.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua në këtë incident. /Telegrafi/