Ballafaqimi mes dy rivalëve të Drenicës, ka dhënë lojë mesatare nga futbollistët e të dy skuadrave.

Edhe pse në pjesën e parë nuk munguan rastet nga të dy ekipet, megjithatë, në këtë pjesë rrjetat heshtën.


Ndërkohë, lojë me intensitet të mirë është zhvilluar edhe në pjesën e dytë. Feronikeli golin e fitores e shënoi me anë të Rafet Mullallarit në minutën e 70-të nga pika e bardhë.

Skuadra nga Drenasi më këtë fitore ka bërë një hap të madh në garën për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë, pasi që tani Feronikeli arrin në kuotën e 18 pikë, kurse Drenica e cila pas 13 ndeshjeve pëson humbjen e parë, mbetet në pozitën e katërtë me 28 pikë.

Ndërkohë, fitores i është gëzuar Fushë Kosova që ka regjistruar fitoren e dytë në stinorin pranveror duke mundur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0.

Futbollistët e Fushë Kosovës edhe në duel me mitrovicasit janë angazhuar mjaft shumë, ndërsa golin e fitores për nikoqirët e shënoi Getoar Dragusha në minutën e 36-të, duke i siguruar tri pikë tejet të rëndësishme Fushë Kosovës në garën për ekzistencë.

Fushë Kosova më këtë fitore arrin në kuotën e 18-të golave, kurse Trepça ’89 mbetet në pozitën e tetë me 24 pikë. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app