Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Ka nisur me plot surpriza dhe emocione Ferma VIP 2, ku personazhe të famshme janë bërë pjesë e spektaklit më të madh të shqiptarëve.
Nën moderimin e Luana Vjollcës, personazhi i parë që iu prezantua ishte Big Mama, e cila ndodhet brenda në studio si opinioniste, por që më pas tregoi se është fermere.
Ndërkaq Inida Gjata e njohur si Zhaku dhe Erand Sojli janë dy personazhët e parë të edicionit të dytë të Ferma VIP.

Fermeri i tretë vlen të ceket se është këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti.
Albi dhe Alba do të jenë dy fermerët e rinj të këtij edicioni në këtë spektakël.

Një hyrje me poezi ishte ajo e Albit, i cili i dedikoi disa vargje Albës dhe opinionistes tonë Big Mama.
Pas performancës fantastike në skenë të MC Kresha dhe Lyrical Son dhe Big Bastës, njëri prej tyre u bë pjesë e Ferma VIP.

Ai vjen nga një karrierë e gjatë në muzikë, por dhe me shumë njohuri në fermë, bëhet fjalë për Big Basta. /Telegrafi/




























































