Portieri i Chelseat, Edouard Mendy dhe mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy kanë postuar në mediat sociale ankesat e tyre për mediat që kanë përdorur fotot e tyre në artikuj rreth mbrojtësit të Manchester Cityt, Benjamin Mendy, që akuzohet për përdhunim.

Ky i fundit është pezulluar nga Man City pasi akuzohet për gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim që prej muajit gushtit.


“Është e trishtueshme që në vitin 2021, si në Francë ashtu edhe në Angli, njerëzit me ngjyrë nuk kanë emra apo fytyra të dallueshme” , shkroi portieri i Chelseat në Instagram, ku postoi fotografi të artikujve duke përdorur foto të tij ose të lojtarit të Real Madridit për artikujt rreth Benjamin Mendy.

Screenshot 3 15

"Këto gabime në foto duken anekdotike, por janë shumë simbolike. Nuk është aq e vështirë të dallosh dy fytyra, veçanërisht kur veshin këmisha të ndryshme."

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit u etiketua në historinë e Edouard dhe nuk ngurroi të përgjigjej, duke shprehur mirënjohjen e tij për portierin e Chelseat.

"Faleminderit Edouard Mendy!".

"Jemi në vitin 2021! Ndaloni. Do të duhet kohë, por ju do të përfundoni duke na respektuar, ju pëlqen apo jo", ka shkruar Ferland. /Telegrafi/

telegrafi sport app