LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj me qendër këshilluese për parandalimin e përdorimit të narkotikëve

Ferizaj me qendër këshilluese për parandalimin e përdorimit të narkotikëve

Arjeta Musliu është nëna që mishëron përpjekjen e dashurinë prindërore për ruajtjen e jetës të të birit nga përdorimi i narkotikëve.

Kjo fatkeqësi familjare, ka shtyrë, këtë të fundit të hapë të parën qendër të këtij lloji në Ferizaj me mbështetjen e drejtpërdrejt financiare të kryetarit Agim Aliu, Qendrën e Këshillimit “Këshillimi” që sot hapi dyert për të gjithë prindërit fatkeq dhe rastet e përdoruesve të narkotikëve.


Kryetari i Ferizajt tha se edukimi, lufta kundër narkotikëve dhe bashkëveprimi në dobi të familjeve të shëndetshme ishte dhe mbetet preokupimi i qeverisjes së tij.

Madje, ky vizion ka qenë ndër pikat më të forta e më të rëndësishme të platformës fituese politike që solli administratën Aliu në krye të Komunës së Ferizajt.

Nëna e Riadit, i cili tragjikisht humbi jetën pak kohë më parë, Arjeta Musliu, psikologe me profesion i dha vetes misionin për ngritjen e një qendre të tillë, me qëllim parandalimin e këtyre dukurive që po kërcënojnë çdo ditë shoqërinë tonë, veçanërisht të rinjtë.

Ndryshe, hapja e kësaj këshillimoreje mëton të jetë pikë reference duke ofruar shërbime profesionale, për t’iu dalë në ndihmë të gjithë nevojtarëve, familjeve dhe individëve të hasur në vështirësi nga këto dukuri negative, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori