Mesfushori që momentalisht s’ka klub, është në ‘radarin’ e ‘bardhekaltërve’ dhe oferta në drejtim të tij mund të ‘niset’ gjatë ditëve të ardhshme.

Këtë e konfirmoi drejtori i klubit, Nadir Haxhimusa, i cili po ashtu zbuloi një takim që ka pasur me futbollistin e Dritës, Xhevdet Shabanin.


“Babaj është një lojtar që na intereson. Mendoj që gjatë ditëve të ardhshme mund të bisedojmë me të. Në anën tjetër, sot jam takuar me Shabanin, por ai ka kontratë me Dritën, kështu që s’mund ta marrim. Gjithashtu, sot kemi mbajtur një mbledhje me futbollistët, të cilëve në fund të muajit do t’iu tregojmë për kushtet e klubit”, deklaroi ai për Arenën. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app