LAJMI I FUNDIT:

Ferati: Ndërtimi i murit, tendencë për të mbajt veriun në tension

Ferati: Ndërtimi i murit, tendencë për të mbajt veriun në tension

Afër urës së Ibrit në Mitrovicë është ndërtuar një muri, ndërtimi i të cilit ka bërë që të reagoj dhe BE-ja dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila mbajti takim urgjent me Grupin punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit.

Ministrja Tahiri theksoi se ngritja e këtij muri është në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ajo kërkoi masa nga qeveria për të ndaluar këtë ndërtim ilegal.


Maja Kocijançiq deklaroi se BE-ja është duke shqyrtuar raportimet për ndërtimin e këtij muri.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë për lajmi.net, se ky mur nuk i shërben aspak situatës në veri dhe thotë se ekziston çdoherë tendencë për tensione.

“Nuk jam i informuar aq mirë mbi çështjen e murit, po lexoj, se atje është duke u ndërtuar një muri, një shpjegim është ajo nuk lidhet me urën dhe nuk e pengon qarkullimin dhe një tjetër është që është jashtë marrëveshjes”.

Sipas ish- ministrit të Pushtetit Lokal, ato mure nuk janë që i shërbejnë lëvizjes, por nuk e di se në çfarë pozicioni është vet muri dhe cili është roli i atij muri.

“Duke e ditur çdoherë se cila është situata në veri, mendoj se është gjithmonë një tendencë që atje me mbajt tension. Në çdo rast ato mure nuk janë që i shërbejnë lëvizjes, por nuk e di se në çfarë pozicioni është vet muri dhe çka është roli i atij muri”, përfundoi Ferati. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori