Fenomeni bizar mjekësor: Si është e mundur që binjakët të kenë baballarë të ndryshëm?
Binjakët të cilët nuk janë plotësisht të ngjashëm janë vërtet një fenomen i rrallë, ja si ndodh ky fenomen
E dini që ekzistojnë grumbull fenomenesh mjekësore, mirëpo ky është vërtet specifik, sepse ndikon në krijimin e situatave të ndërlikuara familjare.
E pra, shkencëtarët kanë dëshmuar që lindja e binjakëve nga baba të ndryshëm është në rritje.
Binjakët nga baballarë të ndryshëm lindin me ngjizjen, e cila profesionalisht quhet superfekondim heteroparental, transmeton Telegrafi.
Kjo mund të ndodhë vetëm nëse nëna ka pasur marrëdhënie seksuale me dy partnerë në një interval kohor shumë të shkurtër, andaj në mitrën e saj njëra pas tjetrës dy qeliza vezoreje janë fekonduar me spermatozoidë të ndryshëm, dhe si rezultat janë formuar dy organizma krejtësisht të ndryshëm.
Meqenëse shanset janë të vogla bile edhe për ngjizje të rregullt me rastin e vetëm një marrëdhënie seksuale, atëherë është e qartë që situata e këtillë është e rrallë, përkatësisht përse është pothuajse e pamundshme që të bëhen deri në dy ngjizje njëra pas tjetrës.
Fenomeni i pazakonshëm i superfekondimit është statistikisht aq i rrallë sa që edhe akusherët mezi e njohin, por edhe nëse e njohin, dyshojnë për të.
Deri tani kanë ndodhur mezi dhjetëra ngjarje të këtilla në botë, mirëpo dyshohet që ka më shumë sosh, sepse është shtuar numri i binjakëve dyvezorë. Vetëm në Britani të Madhe dhe në SHBA një nga njëqind shtatzënish binjake janë të tipit të këtillë.
Pra, për t’u konstatuar superfekondimi heteroparental, patjetër duhet të ndodhë dyshimi i meshkujve për atësinë lidhur me të dy fëmijët.
Atëherë me kërkesën e testit ADN përcaktohet se a është një mashkull baba i dy bebeve apo fjala është për fekondim me materiale të ndryshme gjenetike mashkullore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë