LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce mendonte ta largonte, por Mërgim Berisha ka bindur trajnerin Jorge Jesus

Fenerbahce mendonte ta largonte, por Mërgim Berisha ka bindur trajnerin Jorge Jesus

Mërgim Berisha ka pasur një sezon shumë të vështirë, të parin për të në futbollin turk me fanellën e Fenerbahces.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë gjermane zhvilloi 31 ndeshje duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në tre të tjerë në të gjitha garat, por shumicën e ndeshjeve i luajti si i inkuadruar nga banka rezervë.

Gjiganti turk Fenerbahce mendonte për ta shitur sulmuesin shtatlartë gjatë verës, por me ardhjen e trajnerit Jorge Jesus gjërat kanë ndryshuar.


24-vjeçari ka lënë përshtypje shumë të mira në fazën përgatitore dhe Jesus ka vendosur për ta mbajtur atë sezonin e ri në Stamboll.

Gazeta turke Fanatik ka raportuar se Berisha e ka vendin e sigurt për edicionin e ardhshëm, pasi sulmuesi kosovar luan në tri pozita të sulmit dhe kjo i përshtatet trajnerit të ri.

Berisha luan si sulmues qendror, sulmuesit të djathtë si dhe në pozitën mbrapa sulmuesit.

Gjithsesi kosovari ka shkëlqyer në fazën përgatitore dhe ka bindur trajnerin Jorge Jesus ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori