LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce e vë në shitje Van Persien

Fenerbahce e vë në shitje Van Persien

Presidenti i Fenerbahces, Aziz Yildirim e pranon ata janë duke kërkuar një blerës për Robin van Persie.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit, është i pakënaqur në Stamboll, pasi vazhdimisht në sezonin që lamë prapa ishte zëvendësuar, pavarësisht se ai e mbylli edicionin me 16 gola në 31 paraqitje.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Van Persie? Ne jemi duke pritur blerësit, nëse ai dëshiron të shitet”, ka thënë Yildirim. Raportohet se holandezi mund të rikthehet në Premier League, ku kërkohet nga Evertoni.