Ka femra të cilat janë të mbushura me vetëbesim seksual dhe të cilat, kur është fjala për seksin, asgjë nuk ia lënë rastësisë, posaçërisht kur bëhet fjalë për arritjen e orgazmës së tyre
Dr. Laura Berman, eksperte për marrëdhënie dashurore dhe edukatore seksi, thotë se çdo femër duhet t’u kushtojë vëmendje tri gjërave që të ndihen më të sigurta në dhomën e gjumit – për gjëra të tilla kujdesen femrat me një jetë fantastike seksuale, transmeton Telegrafi.
Ato kujdesen për flokët e veta
Besuat jo po jo, kujdesi për dukjen dhe cilësinë e flokëve ndikon shumë në jetën seksuale. Kjo e ngre vetëbesimin, sepse gruaja ndihet më femërore, më e bukur dhe më e pasionuar.
Një studim i fundit zbuloi se një në tre gra heq dorë nga takimi me një burrë nëse nuk është e kënaqur me flokët e saj.
– Në shoqëri, konsiderohet e bukur dhe e dëshirueshme të keni flokë me shkëlqim dhe të trashë, lëkurë të pastër dhe sy të ndritshëm, të gjitha këto janë shenja të shëndetit riprodhues. Kjo tregon se gruaja është e shëndetshme dhe e gjallë – thotë Dr. Berman.
Ato i tregojnë partnerit të tyre se çfarë duan
Berman thotë se shumica e njerëzve pikërisht nuk i njohin mirë gjenitalet femërore, madje as vetë femrat.
– Vërtet jam shumë tronditur sa femra nuk e dinë ku e kanë klitorin – ka zbuluar ajo, transmeton Reader’s digest.
Ajo u propozon femrave të marrin një pasqyrë dhe të njihen me vagjinën e tyre. Pastaj të preken dhe t’i kushtojnë kujdes se si ndihen, gjë që është posaçërisht mirë.
– Nuk mund të shprehem mjaftueshëm se sa është e rëndësishme të njohësh çdo pëllëmbë të trupit tuaj. Kur të dini më shumë për veten tuaj, do të jeni në gjendje të zbuloni se çfarë ju eksiton. Pas kësaj, ju do të dini saktësisht se si t’i tregoni partnerit tuaj ku dhe si t’ju prekë. Padyshim që është një moment intim – këshillon Dr. Berman.
Ato marrin kontrollin ndaj orgazmës vetjake
– Meshkujt shpesh marrin arsimim seksual nga pornografia. Kjo është e trishtueshme, por e vërtetë. Kjo do të thotë se ata dinë të kenë një pamje të deformuar të asaj që eksiton.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, shumë gra nuk thonë çfarë duan dhe çfarë nuk bëjnë gjatë seksit – thotë kjo eksperte.
Ajo shton se shumë gra që ka takuar nuk dëshirojnë ta lëndojnë partnerin e tyre kur shohin se sa përpjekje bëjnë në shtrat, edhe nëse nuk e shijojnë shumë. Kjo rezulton që ata të jenë në gjendje të aktrojnë orgazmën dhe dalin nga e gjithë kjo histori të pakënaqur.
– Aktrimi i orgazmës i bën më shumë dëm marrëdhënies sesa dobi. Gratë që nuk kanë pasur kurrë orgazëm më thonë: “Kjo do të ndodhë kur të takoj burrin e duhur”. Por nuk shkon në atë mënyrë. Arritja e orgazmës tuaj është diçka për të cilën çdo grua duhet të kujdeset. Meqenëse shumë nuk mund të arrijnë kulmin me depërtimin, ka mundësi të tjera. Lodrat seksi janë opsioni më i thjeshtë – shpjegon Dr. Berman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Ngërçet te bebet
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Disa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Ekspertja shqiptare tregon si ndodh aborti dhe tregon se si mund ta parandaloni atë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën