LAJMI I FUNDIT:

Femrat e suksesshme: Siç janë në punë, janë edhe në krevat

Femrat e suksesshme: Siç janë në punë, janë edhe në krevat

Gjykuar sipas hulumtimeve më të reja, femrat të cilat janë të suksesshme në planin afarist, janë shumë të prira ndaj aventurave në krevat…

Në hulumtimin të cilin e kanë bërë udhëheqësit e brendit erotik “Coco de Mer”, me dëshirën që të zbulojnë se a ka paraja sukses ndikimi në jetën seksuale, një e katërta e meshkujve ka deklaruar që damat të cilat janë aktive në planin afarist, janë të prira në marrjen e iniciativës edhe në krevat – ato kanë dëshirën më të madhe seksuale.


Ngjashëm me këtë, një e treta e femrave të cilat kanë ndërtuar karrierë kanë deklaruar që dëshirë më të theksuar kanë meshkujt në pozitat udhëheqëse në planin afarist, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi gjithashtu ka treguar që dashnore më të shkathëta nuk kanë qenë ato të cilat kanë fituar më së shumti – këtë e ka konfirmuar 11 për qind e të anketuarve, për dallim nga 46 për qind e femrave dhe 40 për qind e meshkujve të cilët kanë deklaruar që netët më të zjarrta i kanë kaluar me njerëzit të cilët kanë të ardhura mesatare.

Ky hulumtim tregon se me para mund të blihen shumë gjëra, por jo edhe lumturia në shtrat. Dashnorët më të shkathët kanë paga mesatare dhe atyre paraja nuk u është e rëndësishme kur është fjala për kërkesën për partnerin, ata dëshirojnë diç më shumë.

Ata nga grupi i më të suksesshmëve në afarizëm njëkohësisht kanë libido më të fuqishme, dhe nuk pranojnë asgjë nën minimumin e tyre në jetën private, ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë “Coco de Mer”. /Telegrafi/