LAJMI I FUNDIT:

Femrat e dinë: Shtatë gënjeshtra më të shpeshta që meshkujt ua bëjnë femrave

Femrat e dinë: Shtatë gënjeshtra më të shpeshta që meshkujt ua bëjnë femrave

Edhe nëse e keni nuhatur tymin e duhanit tek ai, apo madje edhe e keni kapur duke pirë duhan fshehtas, kur ia tërheq vërejtjen femra, ai e mohon.

Gënjeshtrat mund të jenë të përgatitura në mënyra të ndryshme por edhe për shkaqe të ndryshme, mirëpo këto janë ato 7 gënjeshtra të cilat më së shpeshti mashkulli ia thotë femrës për të dalë nga vështirësitë, në mënyrë që të mos e lëndojë partneren…


Mirëpo femrat e dinë se ato janë gënjeshtra, edhe pse janë qëllimmira, gënjeshtra e thënë në fytyrë më së shumti dhemb, transmeton Telegrafi.

1. Vetëm për ty fantazoj

“Gjithmonë vetëm për të fantazoj dhe mendoj”. Femrat e dinë që kjo nuk është e vërtetë sado që mashkulli të përpiqet “ta bindë” apo e kundërta. “Si mund të të shkojë mendja që unë të mendoj për ndonjë tjetër?”

2. Nuk mund ta përballoj ditën pa ty

Gënjeshtër e kulluar! Do ta thotë atë në çastin derisa është duke menduar se si do të ishte më mirë që partnerja e tij të shkonte së paku për një ditë tek e ëma. “Thjesht, që t’i ndihmojë paksa dhe të jetë me të vetët”.

3. Nuk kamë vënë gjumë në sy, kam menduar

Nuk kanë qejf kur i kapim duke dremitur në punë apo derisa “shikojnë” ndonjë film. Menjëherë, në shumicën e rasteve, do të thonë: Kush, unë? Jo, nuk kam fjetur.

d057f668d792ededa2e4772d90cc6e3d

4. Nuk kam “vjedhur” me sy femër tjetër

Madje edhe kur kapen me “presh në dorë”, meshkujt nuk do të pranojnë se i kanë “studiuar” dekoltenë, vithet dhe këmbët asaj biondeje, e cila ka kaluar pranë jush me taka super të larta. Madje mund edhe t’ju akuzojë që po shfaqni paranojë dhe xhelozi të paarsyeshme dhe se vetëm po kërkoni “shkas për t’u grindur”.

5. Nuk kam harruar

Është dashur ta thërrasë mjeshtrin për të rregulluar diçka në shtëpi… Është dashur që pas përfundimit të punës të shkojë te mikja e saj për të marrë diçka – por as nuk e ka thirrur mjeshtrin, as nuk ka shkuar tek mikja. Femrat e dinë që ka harruar, mirëpo kur e pyesin, menjëherë do të përgjigjen: Nuk kam harruar, por kam pasur punë dhe obligime të tjera.

6. Nuk kam ndezur asnjë cigare

Edhe pse keni ndier tymin cigares tek ai apo madje e keni kapur duke pirë cigare fshehtas, do ta mohojë këtë. Dhe jo vetëm kaq, mund t’ju akuzojë që po e sulmoni pa arsye, sepse “ajo aromë tymi ka mbetur nga ndonjë person tjetër i cili ka pirë afër tij apo ka qenë në kafene ku kanë tymosur shumica”.

7. Nesër do ta rregulloj atë

Kur femrat t’i pyesin kur do të rregullojnë diçka, p.sh. ndonjë prishje që ata mund ta rregullojnë shumë lehtë, mashkulli do të përgjigjet “Nesër do ta rregulloj”, edhe nëse nuk dëshiron ta zgjidhë atë së shpejti, aq më parë nesër. “Nuk mundem tani, po më mungojnë veglat, nuk mundem tani, jam i lodhur, tani po shikoj ndeshjen në TV, nuk është urgjent – do të rregullohet nesër…! Dhe kjo “nesër do ta…” zgjat disa muaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori