LAJMI I FUNDIT:

Femra më e bukur në botë nuk ndahet nga këto preparate

Femra më e bukur në botë nuk ndahet nga këto preparate
Angelina Jolie attending the EE British Academy Film Awards held at the Royal Albert Hall, Kensington Gore, Kensington, London.

Angelina Jolie na zbulon qëndrimet e veta ndaj bukurisë dhe cilat mjete ajo gjithmonë i bart në çantën e kozmetikës.

E cilësuar si gruaja më e bukur në botë, ajo preferon të mbajë një grim të thjeshtë, por në gjendje që të nxjerrë në pah bukurinë e saj, transmeton Telegrafi.


Për eksperimentet në fëmijëri

“Si fëmijë, nuk kanë qenë vajzë tipike. Disa vajza shpesh u kanë bërë frizura njëra-tjetrës dhe kanë shpikur frizura të reja. Është diç e bukur, mirëpo unë kurrë nuk kam qenë vajzë e tillë. Tani në trend janë flokët biond, ndërkaq kur unë kam qenë fëmijë kemi përdorur lapsa të veçantë për t’u dhënë flokëve nuancë të shkëlqyeshme”.

Për çantën e kozmetikës

“Produkti im kryesor për çdo ditë është korrektori. Ndihem shumë më rehat kur e kam në çantë. Nëse është fjala për takime në mbrëmje, atëherë përdor buzëkuqin ngjyrë të kuqe. Unë bart vetëm një nuancë të veçantë të ngjyrës së kuqe. Kam edhe alajner ngjyrë të zezë dhe maskara. Çanta ime e kozmetikës është mjaft monotone”.

Për problemet me lëkurën

“Nga mosha 11-vjeçare periodikisht kam njolla të errëta në lëkurë. Pas shtatzënisë, këto njolla janë bërë edhe më të theksuara. Prandaj, kohë pas kohe përdor tretmanë IPL”.

Për plakjen

“Tani, kur shikoj veten në pasqyrë, gjithnjë e më shumë shoh nënën time, prandaj personaliteti i saj më gëzon. E kuptoj që po plakem dhe i pranoj këto ndryshime. Mirëpo e dua veten dhe moshën time”.

Për leksionet e nënës lidhur me bukurinë

“Çdoherë kur kam qenë e shqetësuar, nëna ime do të më thoshte: Hape shpirtin për mua. Çdokush e ka konceptin e vet të bukurisë, mirëpo besoj që gjëja më e bukur është intelekti. Njeriu me mendje të qartë, i cili di se si duhet të mendojë, është shumë seksi. Nuk ekzistojnë kualitete më atraktive se arsyeja dhe ndjeshmëria. Dhe asnjë kozmetikë nuk do të fshehë kokën e zbrazët apo zemrën e vrazhdë”. /Telegrafi/