LAJMI I FUNDIT:

Femra më e bukur e botës për 2018-n ka publikuar fotografinë e para dhjetë vjetëve

Femra më e bukur e botës për 2018-n ka publikuar fotografinë e para dhjetë vjetëve

Manekinia franceze, Thylane Blondeau, është shpallur vajza më e bukur në botë sipas zgjedhjes së TC Candler-it për vitin 2018

Thylane është bërë e famshme në vitin 2017 si 16-vjeçare, kur e quanin çupëlina më e bukur në botë, transmeton Telegrafi.


Në moshën 10-vjeçare ishte manekinia më e re e cila ishte shfaqur ndonjëherë në revistën Vogue.

Tani Thylane ka pranuar sfidën e cila sundon në rrjetet shoqërore #10yearschallenge dhe ka publikuar fotografinë e saj të para dhjetë vjetëve.

Thylane tani është 17 vjeçe, ndërkaq në fotografinë të cilën e ka publikuar i ka 6 vjeç dhe pikërisht atëherë është bërë e famshme.

A post shared by Thylane (@thylaneblondeau) on Jan 16, 2019 at 9:22am PST

“Je shumë e bukur edhe tani edhe para dhjetë vjetësh”, ishin komentet për dukjen e saj.

Thylane kur ishte vetëm katër vjeçe mori pjesë në revynë e kreatorit francez të modës, Jean-Paul Gaultier, ndërkaq si dhjetë vjeçe ishte manekinia më e re e cila ishte shfaqur në Vogue.

Editoriali pati nxitur kontradiktë, sepse ishte shumë e grimuar dhe e veshur me fustan të shkurtër.

E bija e futbollistit francez, Patrick Blondeau, tani ambasadore e kompanisë L’Oreal dhe fytyrë mbrojtëse e parfumit francez të dizajneres Lolita Lempicka. /Telegrafi/