Fëmijët të cilit i fshehin problemet nga prindërit zhvillojnë shprehi të rrezikshme
Në vend që të kenë besim te prindërit, vogëlushët fshehin shkaqet e pikëllimit, hidhërimit, frikës, rënies së vetëbesimit, xhelozisë…
Kjo nuk është gjë emirë dhe duhet patjetër të reagohet me kohë, transmeton Telegrafi.
– Fëmijët patjetër duhet të mësojnë si t’i shfaqin ndjenjat, si të përballen me to dhe pastaj të vazhdojnë përpara, jo të përpiqen që t’i ndrydhin në vete, thotë Vicki Panaccione, psikologe për fëmijë dhe themelues i Institutit për Prindërimin më të Mirë në Melburn.
Nëse vogëlushët ndiejnë që nuk duhet të kenë emocione apo që ndjenjat e tyre janë të këqija, do të fillojnë t’i ndrydhin në vete dhe nuk do të arrijnë të zbatojnë strategjinë e ballafaqimit të shëndetshëm.
Është mirë t’i pyesni për ndonjë ngjarje: “Përse mendon që ka ndodhur ashtu?” apo “A ke propozim se si do të mund të zgjidhet?’, sepse kështu do të mund t’i nxisni që të merren me problemin i cili i mundon, por jo ta injorojnë.
Ekspertët thonë që është me rëndësi që të rriturit të krijojnë atmosferën e tillë në shtëpi që fëmija të shohë që aty është i sigurt dhe mund të hapet.
– Prindërit ofrojnë ngushëllim shumë më të madh i dëgjojnë çfarë u thonë ata, se atëherë kur flasin me fëmijën, nëse keni mirëkuptim për gjendjen e tij, e cila gjithsesi ndryshon, atëherë fëmija gjithmonë do të jetë i gatshëm të vijë te ju dhe t’jua hapë zemrën, pretendon Dr. Mel Levine, profesor i pediatrisë në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel