LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët padisin ish-fituesin e Topit të Artë dhe kërkojnë dëmshpërblim të madh

Fëmijët padisin ish-fituesin e Topit të Artë dhe kërkojnë dëmshpërblim të madh

Ruud Gullit një nga sportistët më të famshëm dhe të suksesshëm në Holandë, tani po përballet me akuza të rënda nga vetë fëmijët e tij, të cilët po i kërkojnë dëmshpërblim financiar prej 500 mijë eurosh.

Siç shkruan e përditshmja italiane La Repubblica, dy fëmijët e tij Quincy Georges (32) dhe Cheyenne Dil (29) po e padisin Gulllit sepse shtatë vjet më parë ai ndaloi së paguari mirëmbajtjen ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles italiane Cristina Pensa.

Fëmijët tani kërkojnë rreth 500 mijë euro nga Gullit dhe djali i tij Quincy nuk ka fare kontakt me babain e tij.


Ish-lojtari i Milanit është zhdukur herët nga jeta e fëmijëve të tij, me të cilët nuk flet, nuk shkruan dhe as nuk u përgjigjet urimeve të tyre për festat e fundvitit.

“Është e qartë se paratë mund të na ndihmojnë, por duhet të ketë edhe hakmarrje në nivel moral. Ai u zhduk kur isha pesë vjeç, u rishfaq kur isha 12 vjeç dhe më pas u zhduk përsëri “, kishte thënë Quincy.

Gullit, i cili për shumë vite luajti për Milanin në Itali, u shpall lojtari më i mirë në botë në vitin 1987 dhe një vit më vonë, si kapiten, udhëhoqi kombëtaren holandeze drejt titullit të kampionit të Evropës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori