LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e pediatrisë në QKUK marrin dhurata nga kompania Al Trade Center dhe partnerët

Fëmijët e pediatrisë në QKUK marrin dhurata nga kompania Al Trade Center dhe partnerët

Aktiviteti i shpërndarjes së dhuratave në prag të festave të fundvitit, nga kompania Al Trade Center së bashku me partnerët, kompania kreative Tatamata si dhe portali informativ Telegrafi vazhdoi edhe sot në repartin e Pediatrisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Dhuratat u ndanë për fëmijët që ishin të pranishëm sot në këtë repart, të cilët shprehen gëzim në fytyrat  e tyre.

Drejtoresha e repartit të Pediatrisë, Drita Telaku Qosaj falënderoi këto kompani për dhuratat për fëmijët e këtij reparti, duke gëzuar kështu fëmijët për festat e fundvitit.

Ajo u tregua e gatshme që edhe në të ardhmen të bashkëpunojë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në të mirë të fëmijëve të vendit tonë.

Al Trade Center, Tatamata dhe Telegrafi u ndanë të kënaqur me rrjedhën e aktivitetit dhe ishin të kënaqur që sadopak fëmijëve ua u bënë ditën më të bukur.

Ndryshe, Al Trade Center do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme, me qëllimin dhe dëshirën që secilën herë të bashkëngjiten edhe kompanitë e tjera në të tilla iniciativa. /Telegrafi/

Shumë dhurata për fëmijët e SOS Fshatit
Lexo po ashtu Shumë dhurata për fëmijët e SOS Fshatit

Artikull i sponzorizuar