LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e fshatit Zhazhë prej 10 ditësh pa shkuar në shkollë, Komuna e Zveçanit nuk po ua siguron transportin (Video)

Fëmijët e fshatit Zhazhë prej 10 ditësh pa shkuar në shkollë, Komuna e Zveçanit nuk po ua siguron transportin (Video)

Ka 10 ditë që nxënësit e ciklit të mesëm të ulët, të fshatit Zhazhë, te Zveqanit nuk po vijojnë mësimin. Kjo pasi prindërit kanë ndaluar fëmijët të shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’, e ndodhur mbi 5 km larg, për shkak se komuna nuk po ua siguron transportin. 

Në kohën kur është dashur të ishin në orën e mësimit, por Valdrini dhe Filloreta  nga fshati Zhazhë i Komunës së Zveçanit po luajnë në oborr të shtëpisë. Ka 10 ditë që ata nuk shkojnë në shkollë, ashtu sikur të gjithë nxënësit e ciklit të mesëm të ulët, të këtij fshati, raporton RTV Dukagjini.


Kjo pasi prindërit kanë ndaluar fëmijët të shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’, e ndodhur mbi 5 km larg, për shkak se Komuna e Zeçanit nuk po ua siguron transportin.

“Është gjynah nga fëmijët që çantën 15 kilogram të bartin në shpinë mbi 10 kilometra. Ne vetëm kemi bërë matjet dhe nxënësi i klasës së gjashtë është gjynah të bartë çantën për 10.4 km”, thotë prindi Bahri Peci, përcjell Telegrafi.

Genc Peci tregon si kërkesat e Këshillit të Prindërve po hasin në vesh të shurdhër të komunarëve.

“Unë personalisht kam bërë kërkesë. Një muaj kam pritur dhe më kanë kthyer përgjigje negative. Prej një jave jam duke pritur një takim me kryetarin e Komunës, por nuk më ka thirr ende”, shprehet Peci, përcjell Telegrafi.

Çështja është ngritur disa herë edhe në Kuvendin Komunal të Zeçanit nga përfaqësuesi i këtij fshati, gjegjësisht zevendëskryesues në Kuvendin e Komunës së Zveçanit, Lavdim Peci.

“Gjithmonë iu kam kërkuar një zgjedhje për nxënësit, por kryetari i Komunës më ka thënë buxheti është i vogël dhe për shkak të buxhetit nuk mund të plotësojmë këtë kërkesë. Me ligj u takon këtyre nxënësve të barten, Ministria e Arsimit e jep me ligj që duhet të barten nxënësit”, deklaroi Lavdim Peci, zëvendëskryesues në Kuvendin Komunal të Zveçanit.

Ekipi i RTV Dukagjini tentoi të marr përgjigje nga kryetari i Komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet.

Edhe nënkryetari i komunës, Florim Kelmendi refuzoi te prononcohet para kamerës me arsyetimin se duhet të drejtohemi tek kryetari. Ndërsa mbrapa kamerës ai tha se ditën e nesërme do të thërrasin këshillin e prindërve për të biseduar rreth këtij problem. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori