I fejuari i Selena Gomez zbulon pse nuk kanë filluar ende të planifikojnë dasmën e tyre

I fejuari i Selena Gomez, Benny Blanco, ka zbuluar se ai dhe partnerja e tij ende nuk kanë filluar të planifikojnë dasmën e tyre.
Siç pohon në episodin e ri të “Therapuss” me Jake Shane, ai pohon se të dy duhet të relaksohen para së gjithash, sepse kanë punuar shumë.
"U fejuam dhe pastaj po xhironim videoklipet për albumin tonë, dhe pastaj ishin festat. Menjëherë pas festave na u desh të fillonim të gjitha promovimet për gjërat tona", tha ai.

Blanco theksoi se të dy punojnë shumë dhe nuk kanë pasur kohë të fillojnë planifikimin e dasmës ende, por janë shumë të emocionuar për të.
"Mendoj se këtë verë do të ulemi dhe do të themi: 'Në rregull, çfarë po bëjmë?' Mendoj se dasma jonë do të jetë e rastësishme", theksoi tutje.

Pohon më tej se ka nevojë për pushim për shkak të orarit të tij të ngjeshur të punës.
"Sinqerisht dua të bëj pak pushim, kam punuar shumë. E kuptova që nuk kam pasur shumë kohë të lirë për një kohë dhe dua vetëm të shtrihem në shtrat dhe të harroj se çfarë dite është", shton Blanco.

Megjithatë, Gomez tha se do të ketë një valle të veçantë me gjyshin e saj dhe do të marrë pjesë në traditat e dasmave hebraike. Gjithashtu i tha më parë emisionit ‘Today’ se nuk dëshiron të nxitohet me planifikimin e dasmës sepse dëshiron të shijojë fejesën e saj. /Telegrafi/




























































