LAJMI I FUNDIT:

Fehmi Ferati: Ende s’kam vendosur nëse do të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës

Fehmi Ferati: Ende s’kam vendosur nëse do të jem kandidat për kryetar të Mitrovicës

Garës për të parin e Mitrovicës mund t’i shtohet edhe artist, i cili ka udhëhequr emisione satiriko-politike nëpër televizionet nacionale të Kosovës.

Aktivisti i shoqërisë civile dhe ‘shoumeni’, Fehmi Ferati, nuk e ka përjashtuar mundësin e kandidimit për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjen e lokale që do të mbahen këtë vit.


Ferati ka thënë për lajmi.net se e kanë propozuar për kryetar, por ende nuk ka vendosur saktësisht, për shkak që nuk ka ndonjë orientim politik.

Ferati thekson se një sondazh e ka nxjerr si kandidat superior për Mitrovicën, por fjalën e fundit nuk e ka thënë ende.

“Ka kohë që më kanë propozuar, në fakt e kanë bërë një sondazh, paskam dal si superior, në fakt unë kam qenë 50 me 50, për shkak se s’kam një orientim politik të drejtpërdrejt dhe partiak. Nëse veç pranoj arsyeja do të jetë dëshpërimi që kam për qytetin. Mos e merrni si të kryer këtë punë, por për mua është një fushë e re, por pasi ka të bëjë me menaxhim, besoj se nuk ka nevojë me më identifikua si partiak shumë. Kjo është për mua me rëndësi”, ka thënë Ferati.

“Në Mitrovicë jam shumë i interesuar me ndërtu një ekip prej të gjithëve kapak, e pse jo edhe nga shoqëria civile. Në Mitrovicë ka njerëz të ndershëm plot, përndryshe ka njerëz më të zot se ne që kandidojmë, fatkeqësisht nuk janë duke kandiduar. Deri tani është 50 me 50 kandidimi im për Mitrovicën”, ka thënë Ferati për lajmi.net.

Ferati është përmendur si kandidat i mundshëm për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aktualisht në krye të Mitrovicës është Agim Bahtiri i AKR-së, që ka paralajmëruar edhe një kandidim. Ndërsa partitë tjera ende nuk kanë dal me emra.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori